RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministrja e Jashtme gjermane për situatën në veri: Kosova i uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën

ministrja-e-jashtme-gjermane-per-situaten-ne-veri:-kosova-i-uli-tensionet,-serbia-po-e-ben-te-kunderten

Shefja e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock ka reaguar ndaj deklarimeve luftënxitëse të Serbisë për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë.

Ajo tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.

“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ministrja e Jashtme gjermane.

Edhe ambasadat amerikane dhe britanike në Prishtinë dhe në Beograd bënë thirrje të dielën që të hiqen të gjitha bllokadat në rrugët e veriut të Kosovës dhe të punohet për shtensionimin e situatës në zonë.

Në një deklaratë të përbashkët të ambasadave amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale.

“Ne e kuptojmë se autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve të Kosovës dhe popullatës lokale”, thuhet në deklaratë.

Derisa ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd, përmes një deklarimi të përbashkët, kanë thënë se së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, shprehin shqetësim të thellë për situatën aktuale.

Siç njoftohet, Britania pret që të largohen të gjitha pengesat ilegale, dhe t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.

Related posts

Turqi: Më shumë se 550,000 sirianë u kthyen në zonat e pastruara nga terrorizmi

rezart morina

Kurti: Vetëm të lidhur rreth Lidhjes së Prizrenit, avancojmë interesat tona me aleatët

admin

Serbët protestojnë edhe në Shtërpcë, Jevtiq paralajmëron Kurtin

admin