RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e Kosovës pagoi mbi 76 mijë euro paga për 20 pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” gjatë vitit 2022

qeveria-e-kosoves-pagoi-mbi-76-mije-euro-paga-per-20-pjesetare-te-“mbrojtjes-civile”-gjate-vitit-2022

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë të ditur se nga janari deri në gusht të 2022, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka paguar mbi 70 mijë euro në emër të pagave për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale “Mbrojtja civile”.

Ndërsa me 29 qershor, Qeveria e Kosovës e shpalli strukturën ilegale “Mbrojtja civile” organizate terroriste.

Sipas ZKA-së, bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 06/39 të dt. 22.07.2015, MKRS kishte vazhduar të paguajë pagat për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” përderisa nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë.

ZKA thotë se në gusht të 2022, MKRS mori vendim për të pezulluar pagat e këtyre punëtorëve.

Vlera e pagesave të realizuara për këta punëtorë, sipas ZKA-së deri në marrjen e vendimit ishte 76 mijë e 791 euro.

“Ministria kishte vazhduar të paguajë zyrtarët bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 06/39 të dt. 22.07.2015, për 20 pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” përderisa nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë. Ministra kishte marrë vendim me datë 19.08.2022 për të pezulluar pagat e këtyre punonjësve deri në gjetjen e një alternative. Vlera e pagesave të realizuara për këta punonjës deri në marrjen e vendimit ishte 76,791€” – thuhet në raportin e ZKA-së për Pasqyrat financiare vjetore të MKRS për 2022, çështja C1.

Në bazë të marrëveshjes së Brukseli në 2015, pjesëtarë të komunitetit serb të strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” ishin akomoduar në departament të ndryshme të MKRS-së me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. /Kallxo/

Related posts

Dy të vdekur dhe mbi 1.500 raste të reja me COVID-19

admin

Zgjedhjet në Rusi, Presidenti i KiE ironizon Vladimir Putin: Përgëzime për fitoren gjithëpërfshirëse!

admin

Kubë, presidenti udhëhoqi një marshim proteste kundër vrasjes së palestinezëve

admin