RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e Kosovës publikon programin zyrtar për 18-vjetorin e Pavarësisë

qeveria-e-kosoves-publikon-programin-zyrtar-per-18-vjetorin-e-pavaresise

Qeveria e Kosovës ka bërë publike programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit, me aktivitet të organizuar gjatë gjithë ditës.

Dita nis në orën 7:00 me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës, e pas 20 minutave, në orën 7:20, mbahet mbledhja solemne e Qeverisë.

Në orën 7:30 do të zhvillohen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, ndërsa pesë minuta më vonë mbahet homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.

Në orën 8:00 do të mbahet homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, e në orën 8:10 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nga ora 9:00 pritet të zhvillohen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa në 10:30 mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në orën 11:25 bëhen nderime te Monumenti Heroinat, e në 11:30 do të zhvillohet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Programi përfundon me pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri në orën 17:30, dhe më pas me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.

Ky program synon të nderojë figurat dhe ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe të forcojë identitetin shtetëror.

Related posts

Egjipti: Po vazhdojnë diskutimet me SHBA-në për të mbajtur konferencën e rindërtimit të Gazës

admin

Ajër vdekjeprurës në Evropë, Maqedonia e Veriut ndër më të ndoturat

Kushtrim Guraj

Kriza e grurit, Erdogan: Jemi shembull, Turqia ka luajtur rolin e një fuqie balancuese që nga nisja e luftës në Ukrainë

admin