RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e përkohshme e Bullgarisë u betua përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit

qeveria-e-perkohshme-e-bullgarise-u-betua-perpara-zgjedhjeve-parlamentare-te-prillit

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Andrey Gurov dhe kabineti i tij bënë betimin para Asamblesë Kombëtare, transmeton Anadolu.

Presidentja Iliana Iotova mori pjesë në ceremoninë e betimit, e cila gjithashtu caktoi zgjedhjet parlamentare për më 19 prill.

Javën e kaluar, Gurov, zv/guvernator i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, pranoi mandatin për të formuar qeveri të përkohshme.

Bullgaria ka qenë pa qeveri të rregullt që kur kryeministri Rosen Zhelyazkov paraqiti dorëheqjen e kabinetit të tij më 11 dhjetor të vitit 2025, pas disa javësh protestash.

Në mesin e dhjetorit, presidenti nisi procedurën kushtetuese për formimin e një qeverie të re, duke zhvilluar konsultime me grupet parlamentare në Asamblenë e 51-të Kombëtare.

Pas tre përpjekjeve të dështuara për të formuar qeverinë, presidentit iu kërkua të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të caktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda dy muajsh.

Gjithashtu, ish-presidenti Rumen Radev dha dorëheqje muajin e kaluar, duke ia transferuar detyrat e tij zv/presidentes Iotova.

Related posts

“E kapa nga këmbët dhe e shtyva”- Dhuna dhe anulimi i dasmës/ Hodhi partneren nga mbikalimi në autostradë, zbardhet dëshmia e autorit: E ndoqa me makinë…

admin

Të paktën 5 të vdekur nga reshjet masive dhe përmbytjet në Pakistanin jugperëndimor – VIDEO

Muhamet Ramadani

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

admin