RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e vendosur, mallrat serbe nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, as tranzit

qeveria-e-vendosur,-mallrat-serbe-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-kosove,-as-tranzit

Edhe pak ditë behën 1një muaj, kur Qeveria e Kosovës me vendim i ka ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovës. Vendimi se është lehtësuar masa, nuk është i vërtet. Vendimi për ndalimin e mallrave vazhdon të mbetet në fuqi dhe nuk ka masë lehtësuese. Po ashtu vendimi edhe për transit mbetet i njëjtë, nuk lejohen të hyjnë mallrat serbe në Kosovë.

Dogana e Kosovës po vazhdon ta zbatojë vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për “IndeksOnline”.

Ai saktësoi se Dogana është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë.

“Dogana në pikat kufitare, në bashkëpunim me Policinë, e zbaton këtë vendim”, ka thënë Stavileci.

Ai tutje ka sqaruar se vendimi fillestar i Qeverisë i referohej ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa të Serbisë në Kosovë, por më pas vendimi u ndryshua dhe u lejua hyrja e kamionëve me targat e Serbisë, porse mbeti në fuqi masa e ndalimit absolut të importit të produkteve serbe.

Sipas statistikave në ditë nga importi i mallrave serbe janë afër 1 milion euro.

Related posts

72.120 të vrarë në Gaza që nga tetori 2023

RTI

PROFIL/ Ktheu shtetin e tij në bastion të politikave liberale, kush është Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident në SHBA

admin

Netanyahu paralajmëron për “rritjen e kapaciteteve ushtarake” të Egjiptit

Muhamet Ramadani