RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria izraelite kundërshton rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Palestinën

qeveria-izraelite-kundershton-rezoluten-e-asamblese-se-pergjithshme-te-okb-se-per-palestinen

Raportohet se qeveria izraelite hodhi poshtë vendimin e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila kërkonte që të ri-negociohej anëtarësimi i Palestinës në OKB dhe t’i jepeshin disa të drejta shtesë Palestinës që ka statusin e vëzhguesit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së Shtypit izraelit, thuhet se propozimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu për të refuzuar rezolutën palestineze të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është vënë në votim të qeverisë izraelite.

Thuhet se qeveria izraelite e pranoi njëzëri propozimin e kryeministrit Netanyahu.

Gjithashtu Netanyahu tha se nuk do të lejojnë krijimin e një shteti palestinez.

“As Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe asnjë institucion tjetër, askush nuk mund të na pengojë ose të pengojë Izraelin që të ushtrojë të drejtën e tij themelore për vetëmbrojtje”, tha Netanyahu në deklaratë.

Më 10 maj, në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u pranua rezoluta që kërkon që anëtarësimi i Palestinës në OKB të ri-negociohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe t’i jepen disa të drejta shtesë Palestinës që ka statusin e vëzhguesit.

Në vendim theksohet se “Palestina përmbush kriteret për anëtarësim në OKB në përputhje me nenin 4 të Kartës së OKB-së dhe për këtë arsye duhet të pranohet si anëtare e OKB-së”.

Palestina aplikoi për anëtarësim të plotë në OKB në vitin 2011, por nuk mori mbështetjen e nevojshme në KS të OKB-së, ndërsa në vitin 2012 ajo fitoi “statusin e vëzhguesit të përhershëm” në OKB.

Related posts

Aeroporti i Stambollit më i ngarkuari në Evropë në periudhën 29 qershor-5 korrik

admin

U ndryshuan pak ditë më parë, vandalizohen tabelat e trafikut në Leposaviç

admin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah

admin