Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme, ka emëruar bordin e ri të drejtorëve në Post Telekomin e Kosovës.
Kryeministri i vendit ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi SH.A.
Kurti tha se komisioni ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 29 kandidatëve, ndërsa kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë janë sugjeruar që të bëjnë ankesë prej 30 ditësh.
“Lista e ngushtë është dërguar për verifikimin në Thesarin e Kosovës. Qeverisë u është dërguar lista përfundimtare. Për drejtor të Bordi të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi SH.A., propozoj të emërohen këta kandidatë…”.
Petrit Nahi-Kryesues
Rrezarta Pllana, anëtare
Sajmiije Thaçi, anëtare
Lindita Toçi, anëtare
“Të emëruari kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në kuadër të ligjit për ndërmarrje…si dhe me dispozitat ligjore në fuqi mandati i tyre zgjatë tre vjet”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Ky propozim miratim është votuar, pa asnjë votë kundër apo abstenim.