RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

qeveria-miraton-pese-rregullore-per-funksionalizmin-e-agjencise-per-informacionin-e-klasifikuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me miratimin e tyre ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Përmes këtij ligji, me qëllim të fuqizimit të institucioneve të sigurisë e kemi funksionalizuar Agjencinë për Informacionin e Klasifikuar me rregullore që rrjedhin si obligim nga ligji, po ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni”, ka thënë ai.

Rregulloret e miratuara:

Projektrregullores për Procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës,

Projektrregullores për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale,

Projektrregullores për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar,

Projektrregullores për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar, dhe Projektrregullores për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar.

The post Qeveria miraton pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Përfundoi votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë

admin

Parlamenti miraton ligjin e diskutueshëm për azilkërkuesit

admin

Erdoğan: Mosmarrëveshjet mbi burimet ujore po shkaktojnë konflikte në mbarë botën

admin6