RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit

qeveria-miraton-tri-marreveshjet-e-procesit-te-berlinit

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri marrëveshje që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit të vitit 2022.

Ekzekutivi miratoi shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin
Perëndimor.

Kryeministri Albin Kurti tha se pas miratimit në Qeveri, këto tri marrëveshje do të dërgohen në Kuvend.

“Vitin e kaluar pas gati tri vitesh negociatash në Berlin nënshkruam tri marrëveshje të mobilitetit mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot pas përfundimit të procedurave të brendshme nga institucionet tona i kemi sjellë për aprovim në Qeveri dhe pastaj do t’i çojmë në Kuvend”, tha kryeministri Kurti.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u nënshkruan nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht për marrëveshjet, në tetor, pas disa javësh negociatash të udhëhequra nga Gjermania.

Related posts

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Atiq rrëfen për atentatin ndaj tij me granatë ushtarake

admin

Kanë mbetur më pak se një javë deri në fillimin e ngjarjes madhore arkitekturore në Baku — Forumit Botëror Urban (WUF13)!

admin

Palestinezët në Gaza mbajnë një dasmë masive për dhjetëra çifte mes armëpushimit të brishtë

admin