RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje, këto janë vendimet e miratuara

qeveria-ne-detyre-ka-mbajtur-mbledhje,-keto-jane-vendimet-e-miratuara

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Në mbledhje është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qeveria në detyrë ka ndarë mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Related posts

Greqia shkon të dielën në zgjedhje, konservatorët synojnë fitoren dërrmuese

Muhamet Ramadani

Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Turqisë

admin

Shumë fëmijë të shpëtuar dhe ndihmë nga e gjithë bota për Turqinë dhe Sirinë

Muhamet Ramadani