RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

qeveria-ne-detyre-mban-mbledhje-elektronike,-miratoi-tri-vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit është miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Po ashtu, është miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

Si dhe vendimi i tretë i miratuar është kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B.

Related posts

India dhe BE-ja nënshkruajnë dokumentin mbi përfundimin e negociatave për paktin e tregtisë së lirë

Muhamet Ramadani

Humb jetën një 18-vjeçare në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

Muhamet Ramadani

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

admin