RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria nënshkruan me Halil Kastratin ndërtimin e mbi 100 shtëpive në veri

qeveria-nenshkruan-me-halil-kastratin-ndertimin-e-mbi-100-shtepive-ne-veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të hoxhës Halil Kastrati për “bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan”.

“Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, shkroi Krasniqi.

The post Qeveria nënshkruan me Halil Kastratin ndërtimin e mbi 100 shtëpive në veri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vazhdojnë sulmet kundrejt Kuranit në Suedi

admin

Xhaçka e shokuar me deklaratat e ministrit britanik për migrantët shqiptarë

admin

Indonezia dërgon avionët me ndihma humanitare për tërmetin Turqi e Siri

admin