RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria prezanton masën 1.2, ka të bëjë me lëndët djegëse për ngrohje

qeveria-prezanton-masen-1.2,-ka-te-beje-me-lendet-djegese-per-ngrohje

Qeveria e Republikës së Kosovës, pritet që të mërkurën ta prezantoj masën 1.2 që ka të bëjë me zbutjen e krizës energjetike, përmes mbështetëse për lëndë djegëse për ngrohje

Sipas njoftimit të Qeverisë, mbështetja do të jepet për familjet me asistencë sociale, derisa detajet e kësaj mase do t’i prezantoj kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në prezantimin e masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Në takim fjalë hyrëse do të mbajnë Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati si dhe Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë z. Johannes Madsen Stenbaek”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj bagëtisë në Sirinë jugore, vriten shumë kafshë

Muhamet Ramadani

Debati presidencial në SHBA, si renditen Kamala Harris dhe Donald Trump në sondazhe pak para përballjes së tyre të parë

admin

Erdogan takohet me presidentin palestinez dhe liderin e Hamasit

Muhamet Ramadani