RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria reagon pas takimit trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit

qeveria-reagon-pas-takimit-trepalesh-ne-bruksel-per-ceshtjen-e-dinarit

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas takimit trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku u bisedua për gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar

Qeveria njofton se përsëri pala serbe ka refuzuar të bashkëpunojë, madje s’kanë pranuar as propozimin nga ana e BE-së.

Me ç’rast, kanë bërë të ditur se me kërkesë të kohës shtesë nga Serbia, takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve, përsëri në Bruksel.

“Ky ishte takimi i tretë në nivel të kryenegociatorëve për gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga komuniteti serb në Kosovë. Edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licensimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”. Pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Po ashtu, thuhet se propozimet e Qeverisë që nga fillimi kanë qenë brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës./

Related posts

Kriza energjitike, qeveria greke 5.5 miliardë euro

admin

Gaza përballet me ‘degradim sistematik’ të sistemit shëndetësor, thotë shefi i OBSH-së

admin6

Kanadaja nën trysninë amerikane, premton të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

admin