RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria rrit të gjitha pensionet për 20 për qind

qeveria-rrit-te-gjitha-pensionet-per-20-per-qind

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti ka thënë se nga ky muaj do të ketë rritje për pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nga muaji janar do të ketë rritje për 20 për qind edhe për pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, “përkatësisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”.

Kjo për shkak se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nga kjo rritje do të ndikohen 304 mijë e 16 përfitues dhe se ndikimi në buxhet i kësaj rritjeje do të jetë 100 milionë euro shtesë.

“Falë politikave te mirëmenduara e kemi pasur të mundur që të ndërmarrim këtë veprim”, ka theksuar Murati

Related posts

Kore e Jugut, një shofer shtyp këmbësorët dhe ther me thikë disa prej tyre, 13 të plagosur – VIDEO

admin

Këshilli Grevist sot mban konferencë të jashtëzakonshme

admin

Kryeministri i Australisë kritikon liderin e opozitës për “ngjalljen e frikës” për vizat palestineze

RTI