RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kore e Jugut, një shofer shtyp këmbësorët dhe ther me thikë disa prej tyre, 13 të plagosur – VIDEO

kore-e-jugut,-nje-shofer-shtyp-kembesoret-dhe-ther-me-thike-disa-prej-tyre,-13-te-plagosur-–-video

Të paktën 13 persona janë plagosur në Korenë e Jugut pasi një person shtypi me makinën e tij këmbësorët në trotuar dhe filloi të therte me thikë njerëzit pranë një stacioni të metrosë në qytetin Seongnam, transmeton Anadolu.

Yoon Sung-hyun, një zyrtar nga departamenti i policisë së provincës jugore Gyeonggi, tha se të paktën nëntë persona u goditën me thikë dhe katër të tjerë u plagosën pasi u shtypën me automjet. Policia nuk konfirmoi nëse ndonjë prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Policia ka marr në pyetje një të dyshuar të paidentifikuar i cili u arrestua në vendin e ngjarjes.

Muajin e kaluar, një person me thikë goditi të paktën katër këmbësorë në një rrugë në kryeqytetin Seul, duke vrarë një person, tha policia.

Related posts

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë, ja kur pritet

admin

Bakoyannis në KiE: Kosova bëri progres real për t’u anëtarësuar, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë

admin

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit ngre ‘alarmin’: SHBA, e shqetësuar me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës

admin