RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë

qeveria-se-shpejti-me-subvencione-per-eficience-te-energjise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javëve në vijim Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kurti, përmes një videoje në Facebook, ka thënë se përmes këtyre masave synon të përkrahë 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

The post Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vetëm 1 mijë e 212 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë

admin

Kerry: SHBA e gatshme të modifikojë planin e saj klimatik përballë shqetësimit evropian

admin

Kurti takohet me mërgatën dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi

RTI