Thirrja e Beogradit në metoda sioniste ndaj Kosovës, rreziku që na kanoset pas Shqipëria po i dhurohet një shteti gjenodical
Qeverisë shqiptare nuk i ka “pirë ujë” sjellja e butë me Beogradin. Ky i fundit ka “nxjerrë dhëmbët” me kërcënimin se do ndërhyjë në rrjedhën e Ibrit për ta lënë pa ujë Kosovën, me pretendimin e gjithmonshëm prej viktime, të ndyrë e të poshtër, se serbët e Kosovës po persekutohen. Me këtë kartë i kanë bërë të gjtha krimet e tyre. Dhe për shumë ngjashmëri me shtetin më të poshtër të Lindjes së Mesme me natyrë gjenocidale, meritojnë të quhen dhe Izraeli i Ballkanit.
Kërcënimi erdhi filimisht nga Vuçiç, paralel me ripohimin e radhës fort e më fort se Kosova është pjesë e Serbisë dhe me paralajmërimin se do rikthehet një ditë në Serbi, edhe me luftë. Reagoi diplomacia shqiptare, por më pas, pas një reagimi dhe të diplomacisë serbe, ku u justifikua ndërhyrja në Ibër në pjesën serbe dhe ku Tiranës zyrtare iu kërkua të mos ndërhynte në punët e brendshme të Serbisë, erdhi dhe reagimi i Ramës.
Shkroi ai ndër të tjera:
“Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Kosovës. Shqipëria do të qëndrojë me ta dhe me Republikën e tyre sepse ndajmë historinë, gjuhën, familjet dhe një të ardhme, por mbi të gjitha sepse një Kosovë e lirë, demokratike dhe e sigurt është një shtet legjitim evropian dhe një pjesë e domosdoshme e stabilitetit të rajonit tonë.
Nuk ka asgjë klandestine në lidhje me këtë pozicion. Nuk ka pasur kurrë. Nuk ka harta sekrete. Nuk ka kufij të fshehur. Nuk kërkohet asgjë ‘e madhe’. Prandaj, pozicioni i Shqipërisë do të mbetet saktësisht i njëjtë në publik dhe privatisht: ne e respektojmë Serbinë, duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe duam të gjithë rajonin brenda Evropës – Serbinë shumë të përfshirë. Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë t’i kërkojmë çdo fqinji të Serbisë të kalojë përgjithmonë në versionin serb të historisë. Ballkani tashmë ka paguar shumë, me gjak dhe në kohë të humbur, për atë akomodim të veçantë. Ndërkohë, Ibri, plotësisht i pavetëdijshëm për të gjithë kartografinë tonë historike, do të vazhdojë të rrjedhë sipas gjeografisë dhe jo sipas folklorit”.
Por paçka këtyre “fjalëve të bukura”, Shqipëria po ndërton një partneritet të frikshëm me Izraelin, një aleat i ngushtë me Serbinë, të cilët ndajnë të njëjtën frymë e politikë gjenocidale. Më saktë nuk është partneritet, por një dhuratë në tepsi e Shqipërisë te shteti sionist në terma të një pushtimi të heshtur. Dhe nuk është aspak çudi që Serbia ta skicojë sot ripushtimin e Kosovës me ndihmë izraelite, pasi këta të fundit të kenë marrë në dorë sektorët kyçë të Shqipërisë. /tesheshi

