RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria: Takimi Kurti – Vuçiq me shumë gjasë mbahet nesër

qeveria:-takimi-kurti-–-vuciq-me-shume-gjase-mbahet-neser

Nesër “me shumë gjasë” pritet të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kështu ka konfirmuar për Teve1.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, ka deklaruar Kryeziu.

Për këtë takim, në një konferencë për media të premten, zëdhënësi i BE-së Peter Stano kishte thënë se janë ftuar në takim mes Kurtit dhe Vuçiqit “mund të ndodhë shumë shpejt”.

“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”, ka thënë Stano të martën. /Teve1.info/

Related posts

Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin

admin

Gjermania i dërgon 400 milionë euro ndihmë ushtarake Ukrainës

admin

UNICEF-i thirrje Izraelit t’i japë fund dhunës në Jenin ku vdesin edhe fëmijë

rezart morina