RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria tregon temat që do të diskutohen gjatë takimit Bislimi-Petkoviq

qeveria-tregon-temat-qe-do-te-diskutohen-gjate-takimit-bislimi-petkoviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit dhe të enjten pritet të zhvillohet takimi me negociatorin serb, Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut.

Në takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit vonë të mërkurën.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Deri në këtë njoftim, Qeveria nuk pati dhënë asnjë informacion lidhur me takimin Bislimi-Petkoviq.

Related posts

Aktori amerikan George Clooney: SHBA-ja po udhëhiqet nga “njerëzit më të paaftë”

RTI

Blinken thotë se Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit të zaptuar nga Rusia

admin

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës fuqizohet në radhitjen botërore

admin