Kolonët radikalë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite hynë me forcë në Kompleksin e Xhamisë Al-Aksa me rastin e festës Sukkot, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Vakëfit në një deklaratë bëri të ditur se 331 kolonë në grupe nga orët e mëngjesit në shoqërim të policisë hynë me forcë në Al-Aksa, e cila ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit.
Më shumë kolonë pritet të hyjnë në Al-Aksa gjatë ditës.
Kolonët hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në Al-Aksa javën e kaluar me pretekstin e festës Yom Kippur.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Izraeli dhe Jordania më 26 tetor 1994, për menaxhimin e kompleksit Al-Aksa kompetente është Drejtori e Vakëfit në Kuds, i cili funksionon nën kujdesin e Ministrisë jordaneze të Vakëfit dhe Çështjeve Fetare.
Megjithatë, autoritetet izraelite e shpërfillin këtë marrëveshje dhe që nga viti 2003 kanë angazhuar në mënyrë të njëanshme policinë dhe pa miratimin e Drejtorisë së Vakëfit, kanë futur me forcë grupe hebreje në kompleksin Al-Aksa.
Administrata e Vakëfit hyrjet e tilla nga grupet hebraike dhe policia i trajton si një ndërhyrje ilegale dhe shkelje e marrëveshjes dhe sovranitetit të institucioneve muslimane.
Media coverage: “Palestinian woman chants Takbir in defiance of colonial Israeli settlers after they stormed the holy #AlAqsa Mosque in occupied Jerusalem.”#AlAqsaUnderAttack pic.twitter.com/GV6lVvBpU0
— Quds News Network (@QudsNen) October 11, 2022