Qindra mijëra haxhinj që u bashkuan në Mekë nga vende të ndryshme të botës për të përmbushur obligimin e haxhit, falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Shenjtë (Mesxhidi Haram), raporton Anadolu.
Imamët e Qabes, në hutbe folën për haxhin e lamtumirës të Profetit Muhammed dhe theksuan rëndësinë e haxhit për muslimanët.
Dita për haxhinjtë që kishin dëshirë të falnin namazin e xhumasë duke parë Qaben e bekuar fllloi që në orët e para të mëngjesit.
Haxhinjtë u dyndën në xhaminë e shenjtë në grupe nga vendet ku qëndrojnë dhe kohën deri në namazin e xhumasë e kaluan me namaz, tavaf dhe dua (lutje).
U vërejt se disa haxhinj për shkak të motit të nxehtë përdorën çadra gjatë tavafit ndërkohë që për haxhinjtë u shpërnda ujë zemzemi.