RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Rusia sulmoi infrastrukturën e portit në rajonin Odesa

ukraina:-rusia-sulmoi-infrastrukturen-e-portit-ne-rajonin-odesa

Rusia në orët e natës ka sulmuar me mjete ajrore pa pilot (dronë) infrastrukturën portuale në rajonin Odesa të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, Oleg Kiper në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se Rusia kreu sulm rreth 3 orë e 30 minuta në orët e natës ndaj pjesës jugore të rajonit Odesa.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërroi 22 dronë të Rusisë. U godit edhe infrastruktura e portit. Dy punonjës të portit u plagosën dhe u dërguan në spital”, tha Kiper.

Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se në sulmin që Rusia kreu në orët e natës u përdorën 25 dronë.

Related posts

Arrestohet ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce në kuadër të një hetimi për korrupsion

admin

Turqia: Samiti i NATO-s në Ankara hap kapitull të ri për industrinë e mbrojtjes të aleancës

admin

Kosova akoma pa qeveri, Kurti: Opozita e ka në dorë rrugën e mëtejshme! Zgjedhje në dhjetor, ose qeveria “Konjufca 1” dhe zgjedhje në prill

admin