RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra mijëra persona në Bangladesh dhe Mianmar do të evakuohen për shkak të ciklonit

qindra-mijera-persona-ne-bangladesh-dhe-mianmar-do-te-evakuohen-per-shkak-te-ciklonit

Bangladeshi dhe Mianmari njoftuan se qindra mijëra persona do të evakuohen në pjesët bregdetare pasi cikloni “Mocha” ka filluar të jetë efektiv në Gjirin e Bengalit, transmeton Anadolu.

Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) njoftoi se cikloni “Mocha” do të godasë ditën e diel me të paktën 160 kilometra në orë qytetin bregdetar Cox’s Bazar në jug të Bangladeshit dhe qytetin Kyaukpyu të Mianmarit.

IMD ka bërë të ditur se krahas ciklonit, në rajon priten edhe shira intensivë dhe ka paralajmëruar anijet e peshkimit dhe ato të tjera që të mos udhëtojnë mes Gjirit të Bengalit dhe Detit Andaman.

Zyrtarët e të dy vendeve teksa janë përgatitur të evakuojnë qindra mijëra qytetarë të tyre, i kanë bërë thirrje popullatës të qëndrojë larg zonave bregdetare. Parashikohet që numri i personave që do evakuohen nesër në Bangladesh të afrohet në 500 mijë ndërsa theksohet se në rajon do të ofrojnë shërbim 576 strehimore të përkohshme.

Autoritetet kanë ndarë informacionin se ekipet e ndihmës emergjente dhe shërbimet e urgjencës në rajon janë bërë gati dhe se ndaj punimeve do të ofrojnë mbështetje shumë organizata të ndihmës vullnetare. Drejtori i Departamentit të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë në Mianmar, Hla Tun tha se janë bërë paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje të papritura të dheut në zonat bregdetare.

Ndërsa në lajmin e gazetës nën kontrollin shtetëror “Global New Light of Myanmar”, thuhet se ka filluar të evakuohen mijëra persona që jetojnë në bregun perëndimor të rajonit Arakan i cili pritet të preket nga cikloni.

Rajendra Kumar Jenamani nga Departamenti Meteorologjik i Indisë tha se në veri të Oqeanit Indian do të shihet për herë të parë cikloni këtë vit. “Cikloni është i fuqishëm dhe ka mundësi të prekë miliona njerëz në Mianmar dhe Bangladesh”, tha ai.

Teksa stuhitë tropikale vërehen shpesh në këtë kohë të vitit në Gjirin e Bengalit, cikloni që goditi Odisha-n në vitin 1999 me shpejtësi 260 kilometra në orë shkaktoi vdekjen e rreth 10 mijë personave.

Related posts

KFOR: Jemi të përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

admin

Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me Putinin

admin

Komandanti i KFOR-it kërkon dialog për veriun dhe parandalim të narrativave mashtruese

admin