Qiproja përshëndeti sot heqjen e plotë të embargos së armëve të SHBA-së si një hap që riafirmon marrëdhëniet gjithnjë e më të forta dypalëshe.
Kjo kontribuon në stabilitetin në rajonin e trazuar të Mesdheut Lindor, njoftoi agjencia AP.
Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades përmes Twitter shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e Komisionit të Senatit të SHBA për Punët e Jashtme, demokratin Robert Menendez, për ndihmën në heqjen e embargos.
Turqia, e cila ka më shumë se 35 mijë trupa në të tretën veriore të ishullit të Qipros, dënoi vendimin për heqjen e embargos së armëve, raporton Reuters.
Ministria e Jashtme turke i bëri thirrje SHBA-së të rishikojë vendimin, duke paralajmëruar se masa do të dëmtonte përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje në Qipro, do të çonte në një garë armësh në ishull dhe do të kërcënonte stabilitetin rajonal.
Qiproja u nda në vitin 1974 gjatë pushtimit turk, i cili u iniciua nga grushti i shtetit grek.
Që atëherë, Qiproja drejtohet nga administrata greke, të cilën Ankaraja nuk e njeh. Turqia njeh vetëm pjesën turke të Qipros në veri të ishullit. /euronews