RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Abazoviq tregon gatishmëri të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

abazoviq-tregon-gatishmeri-te-jape-doreheqjen-nga-posti-i-kryeministrit-te-malit-te-zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur me gatishmëri të japë dorëheqje nga pozita që aktualisht ka.

Ai këtë deklaratë e bëri pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë sapo të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë, raporton Vijesti, përcjell lajmi.net.

Kreu malazez tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së subjektit politik.
“Të gjithë duhet të kemi konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja’. Por para kësaj, le ta bëjmë punën të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, deklaroi Abazoviq për mediumin malazez.

Abazoviq ka pësuar një sërë kritikash së fundmi, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse malazeze. Kritikë kreut malaezez iu bë edhe për një deklaratë relativizuese për gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Related posts

“The Washington Post”: SHBA dhe disa vende arabe po punojnë për “planin e shtetit të Palestinës”

Muhamet Ramadani

Lëvizja “Tani Evropa” fiton zgjedhjet në Mal të Zi

admin

Trump pas takimit me Sharaan: SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme

Muhamet Ramadani