RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

QKUK: Për herë të parë në Kardiologji, kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës

qkuk:-per-here-te-pare-ne-kardiologji,-kryhet-nje-rast-me-defekt-ne-murin-qe-ndan-dy-atriumet-e-zemres

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.

Kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.
Kjo procedurë është minimale invazive ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur.

Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore

Related posts

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë punon si arkëtar për të mbledhur donacione

admin

Perëndimi do të dërgojë mbi 300 tanke në Ukrainë, reagon Koreja e Veriut

admin

Palestinë; Këto janë zhvillimet kryesore gjatë natës:

rezart morina