RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë punon si arkëtar për të mbledhur donacione

trajneri-i-kombetares-se-futbollit-te-turqise-punon-si-arketar-per-te-mbledhur-donacione

Stefan Kuntz punon në supermarket në Gjermani për të mbledhur donacione për të ndihmuar viktimat

Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë, Stefan Kuntz, punoi si arkëtar të shtunën për viktimat e tërmetit në Turqi.

Kuntz punoi në një supermarket në Saarland, Gjermani, ku arkat u mbajtën të hapura për një orë, ndërsa punonte për të mbledhur donacione për viktimat.

Është bërë e ditur se të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen Autoritetit Turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Më herët ai u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale, e jo vetëm, që të ndihmojnë sadopak viktimat e tërmetit që deri më tani ka marrë rreth 28 mijë jetë njerëzish, e ndërsa shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.

Në një postim në rrjetet sociale gjermani kërkoi që kush ka mundësi të dhurojë para për të ndihmuar personat e prekur.

“Të dashur miq, fansa dhe ndjekës.Me siguri keni dëgjuar për tërmetin në Turqi. Mijëra njerëz kanë humbur nënën, babanë, gjyshërit, xhaxhallarët, fëmijët, vëllezërit. Dhe shumë të tjerë janë varrosur nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Më shumë se 10 qytete janë prekur, më shumë se 13 milionë njerëz jetojnë në këtë zonë. Shumë miq më kanë pyetur: si mund të ndihmojmë ne, kemi filluar edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve në të cilën po marrim pjesë lojtarët e kombëtares sonë, familja ime dhe unë. Ne sigurohemi që paratë të transferohen në llogarinë e AFAD-it (Ekuivalenti i Mbrojtjes Civile Turke), prandaj është 100% e garantuar që paratë të arrijnë në zonat ku nevojiten. Detajet i gjeni pas kësaj videoje. Ju lutemi shpërndajeni këtë video sa më shumë që të jetë e mundur që më shumë njerëz të mund të ndihmojnë. Nuk ka rëndësi nëse se çfarë je gjerman, turk apo të tjerë.”-thoshte ai.

Related posts

Osmani e Kurti kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese: Ka tendencë të keqpërdoren për ta kushtëzuar Kosovën

admin

Palestinezët e arrestuar në Gaza akuzojnë Izraelin për tortura

rezart morina

Kosova merr lajm jo të mirë rreth anëtarësimit në NATO

admin