RTV AHIRETI
Lajme

QMK: Pesë zjarre janë aktive në Maqedoninë e Veriut

qmk:-pese-zjarre-jane-aktive-ne-maqedonine-e-veriut

Gjatë ditës së djeshme, siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), kanë ndodhur gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 21 janë shuar.

Zjarret aktive ka në:

Komuna Makedonski Brod: fshati Tazhevë – fshati Breznica – Qarkut drejt Jasenit;
Komuna Demir Hisar – Ohër: Mali Ilinska, fsh. Bazernik;
Komuna e Gjevgjelisë: fsh. Furka drejt Karavalias;
Komuna e Studeniçanit: fsh. Draçevicë – fsh. Crvena Voda, m.v Temna Buka;
Komuna Probishtip: fsh. Zelenigrad – fsh. Jamishte.

Tre zjarret nën kontroll janë në: Kosel-Rasino-Openicë-Vapila, afër parkut me erë në Bogdanci dhe zjarri afër fshatit Latovë.

The post QMK: Pesë zjarre janë aktive në Maqedoninë e Veriut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rreth 30 persona dyshohet se janë infektuar në Malishevë

admin

Zhduket një person në Zveqan, dyshohet se ka rënë në lumin Iber

admin

SHBA, raporti zbulon trajtim “barbar, neglizhues” të migrantëve në qendrat e ndalimit

admin