RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetarët ankohen se jetesa pas ngritjeve të çmimeve është bërë e papërballueshme

qytetaret-ankohen-se-jetesa-pas-ngritjeve-te-cmimeve-eshte-bere-e-paperballueshme

Në dy muajt e këtij viti, kanë lëvizur çmimet e produkteve ushqimore.

Rritja e tyre sipas Agjencisë së Statistikave, ka shkuar në 1.5%.

Kjo vlerë e rritjes ka ndikuar në shportat e konsumatorit.

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore po prek në vazhdimësi ekonomitë familjare.

“Ushqimi është mirë mos me u rrit, se është i nevojshëm. S’ki qare pa u ushqu, s’ki qare pa hanger, as s’ki qare pa e ble. Unë kisha thanë me rrit çmimin e duhanit, alkoolit e benzinës, se po dalin me kerre lidhje e pa lidhje”, shprehet qytetari, Ragip Gashi.

“Për me përballu duhet me i pasë rezervat e mëhershme. Por, s’kemi më rezerva e po duhet që thojnë me lyp dikah. S’kemi, s’janë kushtet. N’vend që m’i hangër dy kafshata, duhet me hangër gjysë kafshate”, shprehet Kenan Çitaku.

E një qytetar tjetër thotë se dikush e përballon më lehtë, “dikush ka me tepericë edhe qet edhe poshtë”.

Jashtë pritshmërive të Odës Ekonomike është vazhdimi i trendit të rritjes.

Pasi sipas tyre me rënien e inflacionit edhe çmimet e produkteve ushqimore do duhej të stabilizoheshin.

“Padyshim që në ekonomitë familjare çdo rritje e çmimeve reflekton në uljen e parave që qytetarët i kanë në xhep. Fatkeqësisht, trendi i rritjes së çmimeve është duke vazhduar, edhe pse pritjet tona nuk janë këto, për shkak se rritjet e çmimeve kanë ardhë për shkak të inflacionit që e kemi importuar dhe e importojmë. Sepse me vet faktin që ne tani më shumë importojmë se sa eksportojmë, i bie që ne e importojmë edhe inflacionin, prandaj duke e importu inflacionin reflektohet në çmime”, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas ASK, inflacioni edhe përgjatë muajve të parë të vitit, ka shënuar rritje.

Related posts

“I vetëdijshëm për përparimin në bisedimet për ar’mëpushim, Ne’tanyahu përpiqet të shkatërrojë marrëveshjen e mundshme”

Muhamet Ramadani

Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut për të protestuar “bashkëfajësinë” e Gjermanisë në gjenocidin në Gaza

Muhamet Ramadani

1000 skuter gati për përdorim nga haxhilerët gjatë Haxhit në Mekë – VIDEO

Muhamet Ramadani