RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Qytetarët në veri ende s’i kanë pranuar faturat e rrymës

​qytetaret-ne-veri-ende-s’i-kane-pranuar-faturat-e-rrymes

Qytetarët e veriut të vendit ende s’kanë pranuar faturat e para për energjinë elektrike që kanë shpenzuar gjatë muajit janar, ndonëse faturimi pas më shumë se dy dekada pritej të nisë nga muaj i kaluar i këtij viti.

Derisa nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), thonë se së shpejti pritet të shpërndahen faturat e energjisë në katër komunat veriore.

Megjithatë, një javë më parë zëvendëskryeministri parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka theksuar se në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek konsumatorët e energjisë në veri.

Qytetarët të cilët tregojnë se nuk i kanë pranuar ende faturat, shumë prej tyre nuk kanë as orëmatës. Teksa ata janë shprehur të gatshëm të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.

Milloshi, një qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka bërë të ditur për KP, se nuk ka pranuar ende faturë të rrymës, nuk ka as njehsor, por tha se do ta paguan sepse është obligim qytetar.

“Për rrymë nuk kam marrë kurrfarë faturash… Jo (nuk kam njehsor)… Ky është një obligim civilizues çdo kund, do ta paguajmë normalisht”, ka thënë Milloshi.

Edhe Gordana Vllajiq, një qytetare tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës, tha se nuk ka marrë faturë dhe nuk ka njehsor, por do ta paguajë rrymën.

Ndërkaq, Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), tha se leximi i njehsorëve është në proces e sipër dhe pritet që së shpejti të shpërndahen faturat.

Sipas tij, në bazë të të dhënave preliminare, janë gjithsej rreth 22 mijë konsumatorë në pjesën veriore, të cilët gjatë këtij muaji duhet t’i shlyejnë borxhet për muajin janar.

Zëvendëskryeministri parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka theksuar se në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit e energjisë elektrike në veri të vendit.

“Kemi disktuar si temë të tretë problemet ende të pazgjidhura nga udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes së energjisë. Në fund të muajit janar janë shpërndarë mbi 20 mijë fatura tek përdoruesit apo konsumatorët e energjisë në veri, por ende janë disa çështje që presin për t’u zgjidhur, ka thënë Bislimi.

Që nga viti 1999, banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar.

Related posts

RMV: Hulumtim, rreth 42.5% e nxënësve thonë se ka dhunë në shkolla

admin

Francë, vazhdojnë protestat kundër dhunës së policisë

rezart morina

Ndryshimi i gjinisë në dokumente, Gjermania ndryshon procedurat! Shtetasit mund të aplikojnë lehtësisht, ja si do të funksionojë

admin