RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Hulumtim, rreth 42.5% e nxënësve thonë se ka dhunë në shkolla

rmv:-hulumtim,-rreth-42.5%-e-nxenesve-thone-se-ka-dhune-ne-shkolla

Rreth 42,5 për qind e nxënësve konsiderojnë se ka dhunë në shkollën e tyre, ndërsa vetëm një e katërta i raportojnë ato si të tilla.

Si arsye më të shpeshta të dhunës mes bashkëmoshatarëve në shkolla janë demonstrimi i forcës, xhelozia dhe problemet e sjelljes, tregon hulumtimi i Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” të realizuar në shkollat fillore dhe të mesme në Shkup. Anketa është realizuar në periudhën shtator – tetor të këtij viti me rastin e 19 Nëntorit – Ditës Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve dhe të rinjve.

Nxënësit kanë deklaruar se në vendbanimin e tyre më së shumti ndjehen të pasigurt për shkak të pranisë së dhunës apo përkatësisë etnike, qenve endacakë dhe djemve problematikë në grupe.

Si formën më të zakonshme të dhunës, 25,7 për qind e nxënësve e njohin dhunën verbale, pasuar nga dhuna sociale (përjashtimi nga grupi/thashetheme) me 24,8 për qind. Të anketuarit konsiderojnë se nuk ka dallim ndërmjet gjinive sa i përket asaj se kush është më shpesh viktimë e dhunës – 54 për qind e të anketuarve konsiderojnë madje se edhe djemtë dhe vajzat janë njëlloj viktima të dhunës. Vetëm një e katërta, pra 25,7 për qind e nxënësve kanë deklaruar se kanë raportuar dhunë, ndërsa 15 për qind nuk duan të përgjigjen, që sipas “Megjashit”, sugjeron se ndoshta kanë qenë dëshmitarë të dhunës, por nuk ndjehen komod të flasin në lidhje me të ose ta raportojnë.

Vetëm 33,6 për qind e nxënësve konisderojnë se shërbimet përgjegjëse në shkollën e tyre reagojnë në mënyrë adekuate dhe në kohë ndaj rasteve të dhunës. Një pjesë e madhe kanë deklaruar se nuk janë të njohur me mënyrën se si reagojnë shërbimet (27,4 për qind) ose se shërbimet nuk reagojnë në mënyrë adekuate dhe me shpejtësi (11.5 për qind). /shenja

Related posts

Hiqen tarifat doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri

admin

Kryeministri belg paralajmëron Izraelin të mos përdorë urinë si ‘armë lufte’

admin

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania dënojnë planet e Iranit për të zgjeruar programin bërthamor

admin