RTV AHIRETI
Uncategorized

Qytetarët raportojnë shkeljet, Policia në Prizren gjobit kundërvajtësit

qytetaret-raportojne-shkeljet,-policia-ne-prizren-gjobit-kundervajtesit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve të raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policin” dhe kanaleve të tjera të komunikimit.

Sipas njoftimit, stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë trajtuar një numër të madh raportimesh për shkelje në trafik.

Policia ka theksuar se çdo rast shqyrtohet me seriozitet dhe, nëse nga të dhënat dhe materialet e dërguara, përfshirë fotografitë apo videot, vërtetohet shkelja, kundërvajtësi kontaktohet përmes telefonit dhe gjoba i shqiptohet menjëherë.

Shumica e rasteve të raportuara kanë të bëjnë me parkime të parregullta, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që t’i respektojnë rregullat e trafikut, veçanërisht gjatë parkimit, dhe të shmangin vendet e ndaluara.

Njëherësh, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në identifikimin e shkelësve dhe parandalimin e kundërvajtjeve.





Related posts

Koha para ekranit mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç

Kushtrim Guraj

Aksident i rëndë trafiku në Austri, dyshohet se ka vdekur një i ri nga Kosova

Kushtrim Guraj

SWE Mid-Career Professionals Affinity Group: Growing Your Career and Network Through SWE Mentoring