Bullgaria dhe Greqia kanë dëshmuar se dy vende dhe dy popuj mund të lënë pas çështjet e së kaluarës dhe të zhvillojnë një partneritet strategjik të bazuar në vlerat evropiane, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev në një konferencë pasi i dorëzoi presidentes greke, Katerina Sakellaropoulou “Urdhërin e Ballkanit” për shërbimet e saj në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Sakellaropoulou ndodhet në një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të presidentit Radev.
“Vizita e presidentes greke Sakellaropoulou thekson rëndësinë e marrëdhënieve jashtëzakonisht dinamike mes dy vendeve dhe është një shprehje e nivelit të shkëlqyer të bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Greqisë”, tha Radev.
Sipas presidentit, zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është i një rëndësie strategjike për sigurinë, paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin.
“Bullgaria dhe Greqia kanë bërë progres në shumë fusha gjatë viteve të fundit, përfshirë pandeminë. Vetëm në tre vitet e fundit, tregtia dypalëshe është rritur me mbi një miliard euro duke arritur në 4,5 miliardë”, theksoi Radev. /atsh