Raketat e lëshuara nga jugu i Libanit drejt vendbanimit Metula në veri të Izraelit kanë shkaktuar zjarr në zonë dhe kanë dëmtuar disa shtëpi, transmeton Anadolu.
Siç raporton gazeta “Yedioth Ahronot”, raketat e lëshuara nga Hezbollahu drejt vendbanimit Metula shkaktuan zjarre në disa vende, dëmtuan disa shtëpi dhe plagosën lehtë një grua.
Pamjet e zjarreve në rajonin e Metula u shpërndanë në rrjetet sociale.
Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar edhe linjat e komunikimit dhe të energjisë elektrike.
Radioja e ushtrisë izraelite tha më parë se rreth 150 raketa ishin hedhur në veri të vendit në 48 orët e fundit.
Ushtria izraelite njoftoi se Hezbollahu shënjestroi 30 platforma raketash dhe 150 raketahedhës gati për t’u shkrepur.
Në kufirin Izrael-Liban ka patur përplasje që janë intensifikuar herë pas here që nga 8 tetori 2023.