RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Kërcënimi i stabilitetit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të papranueshme

rama:-kercenimi-i-stabilitetit-ne-mal-te-zi-dhe-maqedonine-e-veriut,-te-papranueshme

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar zhvillimet në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nënvizon se kërcënimet mbi stabilitetin e dy vendeve fqinjë, janë të papranueshme dhe mjaft të rrezikshme.

Kryeministri Rama, në një reagim në rrjete sociale, nënvizon se të dyja vendet, si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Mali i Zi janë pjesë e Aleancës së NATO-s. Ai theksoi se e ardhmja e të rajonit është Evropa e Madhe.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, nënvizon Rama.

“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, thekson Rama. /atsh

Related posts

“Irani paralajmëroi Rusinë për kërcënimet terroriste”/ Reuters: Anëtarët e ISIS-K u udhëzuan të përgatiteshin për një operacion! Reagon Kremlini: Nuk kishim asnjë informacion

admin

Situatë e qetë në veri të Kosovës pas arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

admin

Osmani telefon Erdoganin për ditëlindje: Mirënjohës për mbështetjen nga Turqia

admin6