RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama mesazh Vuçiqit: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria

rama-mesazh-vuciqit:-nese-preket-kosova,-preket-edhe-shqiperia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Kosovën dhe theksoi se pavarësia e saj nuk mund të kthehet mbrapa.

“Kosova është e pavarur; është republikë”, tha ai në një intervistë për “Turkiye Today”.

Rama paralajmëroi gjithashtu se çdo kërcënim ekzistencial ndaj Kosovës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në Shqipëri.

“Nëse preket Kosova, preket Shqipëria”, shtoi kryeministri shqiptar.

“Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial.

Megjithatë, duke folur për dialogun e bllokuar të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, shefi i qeverisë shqiptare pranoi se këndvështrimi i tij nga Tirana natyrshëm ndryshon nga ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqjes në Prishtinë.

“Unë jam në Tiranë, jo në Prishtinë. Kam qenë dëshmitar i luftës së përgjakshme që shpërbëri ish-Jugosllavia, e cila solli në Kosovë furinë e makinerisë nacional-socialiste të vdekjes dhe shkatërrimit”, shtoi Rama.

“Kujtimet e atij momenti, plagët dhe makthet janë ende shumë të pranishme atje dhe jo aq të pranishme këtu. Kjo është dallimi që unë gjithmonë duhet ta kem parasysh kur i shoh gjërat ndryshe nga këtu”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Related posts

MINT: Mirëpresim çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, presim që të mos cenohet siguria shtetërore

admin

Mucunski: Maqedonia e Veriut evakuon shtetasit e saj nga Izraeli

Kushtrim Guraj

SHBA, së paku 48 të vdekur nga stuhia e acartë

admin