Fermerët e fshatit Goriçan në qarkun e Beratit, kanë shtuar aktivitetin bujqësor, ndërsa vitet e fundit po zgjerojnë gjithnjë e më shumë investimet në serra.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot, pamje nga tokat e prodhimit shqiptar në Goriçan të Beratit, ku shihen fusha të tëra të ‘pushtuara’ nga serrat dhe ku çdo pëllëmbë tokë e kësaj zone duket e mbjellë me prodhime bujqësore.
Goriçani është një nga zonat më prodhuese për sa i përket eksportit në treg për prodhimet e serrave.
Skemat e subvencionit në bujqësi dhe programi IPARD, janë një fakt konkret i rritjes dhe zhvillimit të bujqësisë, në mbështetjen që i adresojnë fermerëve dhe sipërmarrjeve që operojnë në këtë sektor.
Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD, krahas naftës pa taksa, fermerët gjithashtu janë mbështetur të investojnë në ndërtimin e serrave diellore të automatizuara, që ka nxitur punësimin, ka ndikuar në rritjen e prodhimit për eksport dhe rritjen e të ardhurave për familjet rurale. /atsh