Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Beogradi kontrollon Edi Ramën.
Sipas tij, Vuçiç e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.
“Nuk ka asnjë dyshim se ethet e tmerrshme të Ramës gjatë këtyre dy javëve kanë motive shumë ët forta ku njëri prej tyre është Beogradi i cili kontrollon Ramën dhe e ka shëndërruar të pas ardhjes në pushtet si zëdhënësin e projektit të Serbisë së madhe.
Shqiptarët e kanë dëgjuar gjatë këtyre dy viteve Ramën të paraqesë si projekte të tij, projektet e Vuçiç siç ishin ahrat5 për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin kufijve, themeluar minishengeni dhe siç është iniciativa e pa kërkuar nga askush Ramës por në emër të Vuçiç për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate të krizës në rajon asociacioni i komunave më shumicë serbe.
Edi Rama tha publikisht se anulojë takimin me vendin fqinj në kuadër të Lidhjes së Prizrenit se Kurti refuzoi formatin e kërkaur nga Rama për diskutimin draftit, në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdrimin më të madh që refuzuan diskutimin me një person që është jashtë çdo kuadri për të diskutuar negociatat.”