Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë”.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Lord David Cameron, kryeministri Rama tha se “kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritje së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”.
Kryeministri Rama u shpreh se “jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durresit. Edhe Kososva do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”.
Kryeministri shtoi gjithashtu se u diskutua dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku falenderoi Britaninë e Madhe për angazhimin e treguar në proces.
“Kemi diskutuar dhe për proceset e paqtimit në rajon. Lordi Cameroon ëshë një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve Mbretëria e Bashkuar ka shprehur një interes të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve në rajon dhe për të parë përfundimin me sukses të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se u diskutua dhe problem i emigracionit të paligjshëm ku do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve për ta luftuar këtë fenomen.
“Kemi folur dhe për projektin e përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, patjetër që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura dhe operacioni ynë i përbashkët do të vijojë. Dekurajimi i këtij trafiku do të jetë maksimal dhe në vazhdim do të vijojmë për t’i shkuar në rrënjë këtij trafiku që ka të bëjë me grupet kriminale”, tha Rama. /Telegrafi/
The post Rama pret David Cameron: Britania e Madhe do të jetë financuese e hekurudhës Durrës-Prishtinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.