RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Rama tregon pse tha që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, reagimet i quan qesharake

rama-tregon-pse-tha-qe-kfor-i-duhet-te-marre-ne-kontroll-veriun-e-kosoves,-reagimet-i-quan-qesharake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, si dhe rreth kritikave që ai ka marrë pas deklaratës që KFOR duhet të marrë në kontroll veriun.

Rama në reagimin e tij të bërë në platformën “X”, thekson se kërkesa e tij ka të bëjë pasi që KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Më tej, Rama pohon se të njëjtën kërkesë e kishte bërë edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi”, deklaron Rama.

Tutje, Rama i ka quajtur qesharake reagimet ndaj deklaratës së tij.

“Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!

2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.

3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur”.

Ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka pohuar se Policia e Kosovës është ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR-i.

Related posts

Vuçiq: Nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të humbte çdo gjë brenda ditës

admin

Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme

rezart morina

Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese” – VIDEO

admin