RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: Greqia u përpoq të mbulonte rolin në mbytjen e anijes në Peloponez

raport:-greqia-u-perpoq-te-mbulonte-rolin-ne-mbytjen-e-anijes-ne-peloponez

Greqia u përpoq të mbulonte rolin e saj në përmbysjen e anijes së 14 qershorit në Peloponezin jugperëndimor, e cila shkaktoi humbjen e jetëve të të paktën 82 emigrantëve pasi qindra të tjerë dyshohet se janë përmbytur, thotë një raport i përbashkët i mediave ndërkombëtare të publikuar më 30 qershor.

“Roja bregdetare greke ngatërroi deklaratat zyrtare për të fshehur rolin e tyre në aksident dhe u bëri presion të mbijetuarëve që të emërtonin disa njerëz si kontrabandistë”, thuhet në raportin e Lighthouse Reports, Der Spiegel, Monitor, Sirian Investigative Reporting for Accountability Journalism Association (SIRAJ), El País, Reporters United dhe The Times, që u bazua në dokumente dhe dëshmi të të mbijetuarve.

“Asnjë nga të mbijetuarit e marrë në pyetje nga roja bregdetare nuk e fajësoi fare rojën bregdetare, sipas transkriptimeve. Por, në një raund të mëvonshëm të marrjes në pyetje nga një gjykatë greke të nëntë të mbijetuarve, gjashtë prej tyre thuhet se kanë thënë se roja bregdetare e tërhoqi varkën pak para se ajo të përmbysej”, thuhet në raport.

Mes të tjerash, në raport qëndron se dy të mbijetuar që dëshmuan pohuan se roja bregdetare kishte lënë jashtë pjesë të dëshmive të tyre që përmendnin tërheqjen.

Për më tepër, sipas raportit, disa të mbijetuar u kërkuan nga autoritetet greke për të veçuar disa persona si kontrabandistë në krye të operacionit.

Gjithashtu, në raport theksohet se disa pretenduan se roja bregdetare po përpiqej të tërhiqte varkën në ujërat italiane, ndërsa të tjerë raportuan se roja bregdetare shkaktoi më shumë vdekje duke rrotulluar varkën pasi ajo u fundos.

Edhe pse agjencia evropiane e rojeve kufitare, Frontex, ka mbështetur në masë të madhe linjën e argumenteve të Greqisë se roja bregdetare bëri gjithçka që mundi për të shpëtuar ata që u mbytën, ajo tani po dyshon në versionin zyrtar, pretendonte raporti.

“Agjencia kufitare ka qarkulluar një raport të brendshëm mbi incidentin bazuar në dëshminë e të mbijetuarve, në të cilin të mbijetuarit deklarojnë se roja bregdetare greke ishte fajtore për përmbytjet, sipas burimeve”, thuhet në njoftim. /trt

Related posts

Themelohet Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit

admin

Në Hagë fillon gjyqi për financuesin e gjenocidit në Ruandë

admin

Çavuşoğlu: Të plotësohen kërkesat e Rusisë sipas marrëveshjes, në mënyrë që drithi të arrijë tek nevojtarët

admin