Raporti fillestar i vlerësimit tregon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, janë dhjetëra miliona euro.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me anë të një postimi në Facebook.
Aty llogariten dëmet në qindra biznese e sipërfaqe të madhe të tokës bujqësore.
Postimi i plotë i tij:
Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove.