RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raporti mësues për nxënës në Ballkan më i mirë se mesatarja e BE-së

raporti-mesues-per-nxenes-ne-ballkan-me-i-mire-se-mesatarja-e-be-se

Sipas raportit të EUROSTAT, mesatarja e BE-së është 1 mësues për 13 nxënës.

Në mbarë botën ekziston një mospërputhje e gjendjes aktuale në raport me rekomandimet e Bashkimit Evropian sa i përket mesatares së numrit të mësimdhënësve për nxënës.

Sipas raportit të EUROSTAT-it, mesatarja e BE-së është 1 mësues për 13 nxënës.
Siç tregojnë statistikat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ka dallime mjaft domethënëse midis vendeve.

Nga vendet e listuara të OECD-së, Norvegjia dhe Belgjika shfaqen si shembuj të mësuesve që punojnë me klasa më të vogla, me një mesatare prej rreth 10 nxënës për mësues në arsimin publik (fillor dhe të mesëm).

Për dallim nga shumica e vendeve të botës ku ka eksod masiv nga profesioni i mësimdhënësit, situata në Ballkan sa është për t’u admiruar, aq edhe për t’u shqetësuar.

Në disa vende të Ballkanit ekziston diskrepancë e madhe sa i përket gjendjes aktuale të mësimdhënësve dhe nxënësve në raport me mesataren e BE-së.

Serbia dy herë më mirë se mesatarja e BE-së

Në Serbi numri i mësimdhënësve në raport me nxënësit është dy herë më i mirë nga parashikimet e rekomandimeve të BE-së.

Gjithsej nga shkollat fillore dhe të mesme në Serbi rezultojnë të jenë 507.374 nxënës dhe 80 mijë mësues, që në përqindje i bie një mësimdhënës të ligjërojë vetëm për gjashtë nxënës.

Këto shifra, nga njëra anë, paraqesin anën pozitive të numrit të lartë të kuadrove për mësimdhënës, ndërsa, nga ana tjetër, mund të shihet si shqetësim, meqë dukshëm nuk korrespondon me mesataren e BE-së. Kjo vë në dukje numrin e vogël të nxënësve për t’i përmbushur nevojat e mësimdhënësve për orë të plota mësimore.

Ndonëse me numër të lartë të mësimdhënësve, Serbia ende po ballafaqohet me mungesën e kuadrove të matematikës, ku është në kërkim të 700 ligjëruesve të kësaj lënde. Para 5 viteve 110 kandidatë janë regjistruar në fakultetin e matematikës, ndërsa këtë vit vetëm 20 kandidatë.

Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina me mesatare të ngjashme

Maqedonia e Veriut nuk e vuan problemin e eksodit të mësimdhënësve, madje ka raste kur mësimdhënësit shihen si tepricë teknologjike në raport me numrin e nxënësve.

Numri i përgjithshëm i nxënësve nëpër shkolla fillore dhe të mesme arrin në 257.667, ndërsa numri i mësimdhënësve është mbi 26.000, që në përqindje i bie një mësues për dhjetë nxënës.

Shkollat e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) numërojnë mbi 244.000 nxënës dhe rreth 22.000 mësues.

Pra, një mësues në shkollat e BeH është mesatarisht është përgjegjës për ligjërimin e 11 nxënësve.

Kosova dhe Kroacia fiks si mesatarja e vendeve të BE-së

Shteti i Kosovës ka një mesatare fikse dhe në përputhshmëri të plotë me rekomandimet e BE-së.

Numri i përgjithshëm i nxënësve nëpër shkolla fillore dhe të mesme në këtë vend është 294.000, ndërsa ai i mësimdhënësve diçka më shumë se 22.000, ose 1 mësues për 13 nxënës.

Por, kjo si duket nuk e shfaq pasqyrën reale, pasi që në disa shkolla të Kosovës klasat janë të stërmbushura me nxënës, e në disa shkolla të fshatrave ku nuk mund të formohet paralele normale mësuesit obligohen të mbajnë orën e mësimit me një ose dy nxënës.

Njëjtë si Kosova, ashtu edhe Kroacia ka një mesatare të njëjtë sa i përket raportit mësues-nxënës, 1/13.

Mësimdhënësit në Shqipëri e kanë më rëndë

Në Shqipëri 1 mësues mesatarisht u jep mësim 17 nxënësve.
Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, numri është në zbritje, por ngarkesa mësimore e stafit arsimor mbetet më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Mali Zi nuk pasqyrohet dot

Ndërsa sa i përket Malit të Zi, nuk ka të dhëna për numrin e përgjithshëm të mësimdhënësve në mënyrë që të përllogaritet raporti kundrejt nxënësve aktivë nëpër shkolla fillore dhe të mesme që janë mbi 93 mijë. /trt

Related posts

Ushtarët e FSK-së festojnë 15-vjetorin e pavarësisë në Turqi

admin

Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon ‘luftën gjenocidale’ të Izraelit në Gaza

RTI

Policia gjermane dëbon me dhunë ‘aktivistët mjedisorë’ kundër minierës së qymyrit në fshatin perëndimor

admin