RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raportime: SHBA-ja ka shpenzuar pothuajse të gjithë stokun e raketave precize me rreze të gjatë

raportime:-shba-ja-ka-shpenzuar-pothuajse-te-gjithe-stokun-e-raketave-precize-me-rreze-te-gjate

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur pothuajse të gjithë stokun e tyre global të raketave precize me rreze të gjatë gjatë luftës me Iranin, raportojnë agjencitë Reuters dhe CBS News, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Sipas Reuters, ushtria amerikane ka shfrytëzuar pothuajse të gjitha raketat taktike ATACMS dhe raketat ‘me goditje precize’ (PrSM), ndërsa CBS News raporton se rezervat globale të këtyre armëve janë afër shterimit.

Megjithatë, Pentagoni i ka kundërshtuar këto pretendime. Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se ushtria amerikane mbetet plotësisht e përgatitur për të kryer çdo operacion që urdhërohet nga presidenti.

“Ushtria amerikane është më e fuqishmja në botë dhe ka gjithçka që i nevojitet për të vepruar në kohën dhe vendin që zgjedh presidenti”, tha ai.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte hedhur më parë poshtë shqetësimet për mungesë municionesh, duke theksuar se aftësitë ushtarake të SHBA-së mbeten të plota. /mesazhi

Related posts

Brenda 3 muajsh, në Kosovë, janë futur 951 vetura me kilometrazh zero-zero

admin

E dënuara me vdekje në SHBA zgjohet dhe flet pas ekzekutimit të dështuar

admin

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE-së

admin