Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore, qindra kilometra në lindje të zonës luftarake në Ukrainë. Incidentet erdhën pasi Rusia ka kryer një fushatë masive sulmesh ajrore brenda Ukrainës, duke synuar rrjetin elektrik të vendit dhe infrastrukturën tjetër civile.
Raportohet se të paktën një shpërthim i madh ndodhi në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e Saratovit, rreth 600 kilometra në lindje të Ukrainës, ndërsa një tjetër shpërthim ndodhi në një aeroport jashtë Ryazanit, në juglindje të Moskës.
Postimet në mediat sociale nga banorët e qyteteve Engels dhe Saratov, më 5 dhjetor, tregojnë për shpërthimin në bazën ajrore Engels-2, rreth orës 6 të mëngjesit me kohën lokale.
Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, u bërë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë.
“Dua të them se nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e jashtëzakonshme në zonat e banuara të qytetit”, tha ai.
“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Nuk është dëmtuar infrastruktura civile. Informacionet për ngjarjet në objektet ushtarake po kontrollohen nga agjencitë e sigurisë”, shtoi ai.
Ende ka asnjë konfirmim për arsyen e shpërthimit.
Kanali i pavarur rus në telegram, Astra, raportoi me burime se një dron i paidentifikuar u përplas në bazë dhe se dy bombardues me rreze të gjatë Tu-95 u dëmtuan, si dhe dy pjesëtar të personelit ushtarak u plagosën.
Baza ajrore Engels-2 thuhet se është përdorur si vend prej ku nisën sulmet ajrore më 24 shkurt.
Gjithashtu më 5 dhjetor, agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, raportoi një shpërthim karburanti në një aeroport jashtë qytetit të Ryazanit, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës.
Sipas raportimeve, tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në incident dhe një avion u dëmtua.
Agjencia e lajmeve, Vishegrad 24, raportoi se shpërthimi ndodhi në aeroportin ushtarak Dyagilevo, i cili është gjithashtu një bazë strategjike bombarduesish.
Zyrtarët në rajonin Ryazan nuk i kanë komentuar këto raportime të mediave. /rel
An explosion occurred at the Russian airfield near Ryazan, as a result of which three people were killed and six more were injured, according to Russian media. According to RIA and TASS, the cause was the fire of a fuel tanker. pic.twitter.com/KSnKbJT2xz— Dr_Mikey NAFO ( NATO) (@DrMikey13) December 5, 2022