Forcat izraelite kanë kryer një seri sulmesh në disa zona të Libanit jugor, njofton Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).
Sipas NNA-së, avionët izraelitë kanë goditur qytetet al-Qantara dhe al-Mansouri, në jug të Tirit. Shpërthime të fuqishme janë raportuar gjithashtu pranë Bani Haiyyan dhe në Kfar Tebnit.
Agjencia raportoi edhe për të shtëna me mitralozë të rëndë në periferi të Haddathas, si dhe bombardime me artileri ndaj qytetit.
Shpërthime të fuqishme në al-Mansouri shkaktuan tronditje të forta në fshatrat përreth.
Shpërthime të tjera u raportuan në Wadi Mazlam, pranë Beit Lifit në distriktin Bint Jbeil, si dhe në Zawtar al-Sharqiyah, ku u dëgjuan tre shpërthime në zonën e Nabatiehut. /mesazhi

