RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raportuesit e OKB-së dënojnë “në mënyrën më të ashpër” shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Iz’raeli në Liban

raportuesit-e-okb-se-denojne-“ne-menyren-me-te-ashper”-shkeljen-e-ligjit-nderkombetar-nga-iz’raeli-ne-liban

Raportuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) dënuan Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar në Liban, transmeton Anadolu.

Raportuesit e OKB-së bënë një deklaratë me shkrim lidhur me masat e Izraelit ndaj Libanit, ku ushtria izraelite po kryen sulme ajrore dhe tokësore.

“Me shtimin në masë të madhe të sulmeve të tij në Liban, Izraeli ka shkaktuar zhvendosje dhe vuajtje të paprecedentë. Ne i dënojmë në mënyrën më të ashpër këto veprime të Izraelit, pasi ato shkelin ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Izraeli ka kryer sulme brutale në zonat me popullsi të dendur dhe ka bërë kërkesa për evakuim në kundërshtim me parimin e diskriminimit dhe proporcionalitetit, thuhet në deklaratë, ku theksohet se numri i njerëzve që janë detyruar në migrim të brendshëm në Liban është rritur më shumë se trefish në një periudhë prej më pak se një muaji.

Më tej thuhet se sulmet tokësore të Izraelit shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit, Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, dhe se sulmet do të kontribuojnë vetëm në numrin e vdekjeve dhe shpërnguljeve.

Ndër të tjera, thuhet se Izraeli gjithashtu ka shënjestruar infrastrukturën dhe objektet shëndetësore dhe se këto sulme pengojnë përpjekjet për ndihmë humanitare.

– Në sulmet e Izraelit në Liban kanë humbur jetën 1.411 persona

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit, si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.411 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit “pager” të përdorura nga Hezbollahu.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërkaq, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar në Siri.

– Raportuesit specialë të OKB-së

Raportuesit specialë të OKB-së njihen si pjesë e procesit të njohur si “mekanizmat specialë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut”.

Mekanizmat specialë të pavarur në sistemin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut shquhen si mekanizma të pavarur të mbledhjes dhe monitorimit të informacionit të Këshillit që trajtojnë situatën e një vendi të caktuar ose çështjet tematike kudo në botë.

Ekspertët e mekanizmave të veçantë që nuk janë nën strukturën e institucionit, i kryejnë punimet e tyre në baza vullnetare dhe në mënyrë të pavarur.

Related posts

Kapja e ekstazisë me vlerë 400 mijë euro, Policia jep detaje: Droga transportohej me autobusë nga Prishtina në Tiranë

rezart morina

Pasojat nga reshjet e borës: 79 aksidente trafiku

rezart morina

Peleshi me homologun e Malit të Zi: Bashkëpunimi rajonal përbën themelin e stabilitetit

rezart morina