RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rashida Tlaib propozon rezolutë në Kongresin amerikan për njohjen e “gjenocidit” në Gaza

rashida-tlaib-propozon-rezolute-ne-kongresin-amerikan-per-njohjen-e-“gjenocidit”-ne-gaza

Kongresmenja amerikane Rashida Tlaib ka paraqitur një rezolutë në Kongres që kërkon njohjen zyrtare se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza.

Rezoluta — e mbështetur nga 20 ligjvënës demokratë — propozon ndërprerjen e dërgimit të armëve nga SHBA-ja, hetime ligjore, ndjekje penale dhe sanksione kundër individëve dhe korporatave që mund të jenë përfshirë.

Tlaib, me prejardhje palestineze, thotë se “gjenocidi” vazhdon edhe pas armëpushimit, pasi forcat izraelite vazhdojnë vrasjet dhe bllokadën ndaj Gaza-s.

Rezoluta citon edhe raportet e organizatave si Amnesty International dhe B’Tselem, si dhe fjalët e zyrtarëve izraelitë që sipas autorëve tregojnë qëllim “gjenocidal”.

Megjithatë, miratimi duket i vështirë: Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët, dhe nuk ka konsensus të gjerë për këtë rezolutë. /mesazhi

Related posts

Ditë historike për Kosovën/ Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

admin

Tre palestinezë të plagosur në sulmet e okupuesve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Hevzi

Kreu i burgjeve në Britaninë e Madhe, kundër rregullave për emigrantët e La Manshit

admin