Frutat e thata janë një element përgjithësisht i shëndetshëm për çdo regjim ushqimor.
Por nëse nuk mbani nën kontroll racionet e frutave të thata, efektet e tyre në shëndet bëhen negative, sidomos kur vjen puna tek pesha.
Nëse frutat i hani direkt nga qesja, tendenca për ta tepruar është e madhe.
Në këtë mënyrë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë ngrënien e tyre me sasi.
Një racion i përshtatshëm është maksimumi dy lugë gjelle me fruta të thata në ditë.
Një tjetër rekomandim tjetër nga AgroWeb.org është që të shmangni frutat e thata të paketuara me sheqer shtesë.
Problemet që shkaktojnë frutat e thata
Në këtë artikull do të mësoni për 4 problemet që shkaktojnë frutat e thata për njeriun.
Problemet me sistemin tretës
Frutat e thata përmbajnë shumë fibër, e cila përmirëson shëndetin dhe lëvizjen e zorrëve.
Megjithatë, niveli i lartë i fibrës e shqetëson stomakun, veçanërisht nëse jeni njerëz që nuk para konsumoni ushqime të pasura me fibër.
Frutat e thata mund të shkaktojnë shtrëngime në stomak, fryrje, konstipacion ose diare.
Këto efekte anësore mund t’i shmangni nëse konsumoni vetëm sasi të vogla ditore të frutave të thata.
Ju mund të konsumoni frutat e thata ose ushqimet me fibër gradualisht që stomaku të mësohet me të.
Më shumë kalori
Frutat e thata nuk të ngopin dhe mundësia për ta tepruar me të është e madhe.
Kur njeriu konsumon fruta të thata, numri i kalorive të marra është ndjeshëm më i lartë .
Për shembull, një racion me rrush ofron 150 kalori, ndërsa një racion me rrush të thatë (një filxhan) përmban 520 kalori.
Prandaj sipas të dhënave të AgroWeb.org, është e këshillueshme që racioni standard i rrushit të thatë të jetë një e katërta e një filxhani.
Prishja e dhëmbëve
Frutat e thata përmbajnë sheqerna natyralë në formën e fruktozës.
Disa lloje frutash të thata përmbajnë sheqer shtesë që hidhet për të ruajtur nivelet minimale të lagështisë.
Sheqeri është një nga kontribuesit më të mëdhenj të prishjes së dhëmbëve.
Frutat e thata ngjiten në dhëmbë që nënkupton se sheqeri qëndron në dhëmbë për më shumë kohë.
Këshillohet që pas ngrënies së frutave të thata, të pihet gjithmonë ujë.
Niveli i sheqerit në gjak
Disa lloje frutash të thata kanë një nivel të lartë glicemie.
Ushqimet me nivel të lartë glicemie e rrisin ndjeshëm sheqerin në gjak duke dhënë një energji afatshkurtër por të fortë.
Por kur niveli i sheqerit në gjak nis të bjerë, njeriu përjeton një plogështi dhe drobitje të fortë.
Nga të gjitha frutat e thata, kumbullat e thata janë ato me nivelin më të ulët të indeksit të glicemisë.